2011-05-09 16:25:17

Në Kinë arrestohen besimtarë të krishterë


Vazhdon, që pesë javë me radhë, represioni kinezë kundër të krishterëve. Mase pesëmbëdhjetë persona të Kishës jo zyrtare të Shouwangut, në Pekin, janë arrestuar dje për shkak se po organizonin një kremtim fetar në një vend nën qiell të hapur e duke mos respektuar ndalimin e autoriteteve. Kështu njofton South China Morning Post. Kisha e Shouwangut pat humbur vendin e vet të kultit muajin e kaluar pas një urdhri zyrtar që e detyroi pronarin e ndërtesës t’u kërkonte besimtarëve ta lironin ndërtesën e kultit me çdo kusht.







All the contents on this site are copyrighted ©.