2011-05-08 20:22:03

Në Shqipëri u votua për zgjedhjet administrative


(08.05.2011 RV)Përfundoi në Shqipëri votimi për zgjedhjen e drejtuesve dhe të anëtarëve të këshillave bashkiake e komunare për katër vitet e ardhshme. Votimi është zhvilluar qetësisht, por ka pasur probleme teknike në disa qendra të Tiranës, të Durrësit, Korçës, Shkodrës e Mirditës. Agjensitë e huaja raportojnë se pjesëmarrja në zgjedhje, në të cilat kishin të drejtë të merrnin pjesë 3.164.859 votues, nuk ka qenë shumë e lartë. Kujtojmë se fushata zgjedhore u karakterizua nga tone të larta e nga incidente, jashtë standarteve ndërkombëtare për krijimin e një atmosfere të përshtatshme për zgjedhjet. Rezultati më i rëndësishëm pritet në Tiranë, ku u ndeshën ballë për ballë kreu i socialistëve, Edi Rama dhe ish-ministri i demokratëve, Lulzim Basha.







All the contents on this site are copyrighted ©.