(06.05.2011 RV)Alabarda është armë e bardhë, e klasifikuar si lloj sëpate me
një teh e një majë të mprehtë, montuar mbi një shtizë të gjatë. U përdor së pari në
Kinë, që në mugëtirën e kohëve. Në Evropë hyri rreth viteve 1300, përmes gjermanëve
e skandinavëve. Mund ta mbytë njeriun duke e prerë, ose duke e shporuar. Kuptohet:
sot është thjeshtë simbol, ngjyrim kohor. Plotëson artistikisht veshjen, që mendohet
të jetë ideuar nga Mikelanxhelo, me të cilën Rojet Zvicerane u paraqiten e u shërbejnë,
gjithnjë me buzë në gaz, shtegtarëve, që prej më se pesëqind vjetësh.