2011-05-05 14:51:10

Koncert për Atin e Shenjtë në Vatikan


Bukuria marramendëse e muzikës së Vivaldit, thellësia e kristaltë e “Stabat Mater”-it të Rosinit bënin pjesë në progamin e koncertit të sotëm, ofruar për Papën Benedikti XVI, nga presidenti i Republikës Italiane, Xhorxho Napolitano, në Sallën Pali VI në Vatikan. Koncerti mbylli periudhën e Pashkëve e të lumnimit të Papës Gjon Pali II. Orkestrën dhe Korin e Teatrit të Operas së Romës i dirigjoi spanjolli Jesús López Cobos, i cili na shpjegon se pse janë zgjedhur “Kredo RV 591” e Vivaldit dhe “Stabat Mater” e Rosinit, kompozime fetare larg njëra-tjetrës në kohë e në stil, por të dyja, të afta të shprehin ndjenjat më të thella të fesë:
Janë propozime të Atit të Shenjtë, sepse koncerti i kushtohej atij e ne deshëm që ai vetë të na thoshte se ç’dëshironte të dëgjonte. Nga mundësitë që i ofruam, zgjodhi këto dy pjesë. Janë dy botë të ndryshme: nga njëra anë, Vivaldi me muzikën e tij baroke me rigorozitet akademik, nga ana tjetër, Rosini që me “Stabat Mater” nuk e tradhëton gjuhën e vet muzikore. Në nivelin emocional, ndihet se teksti i “Stabat Mater” (që shpreh dhimbjen e Shën Marisë nën Kryqin e Krishtit) e ka frymëzuar Rosinin për muzikën. Pak kompozitorë – ndoshta Moxarti – dinë të shkruajnë një muzikë të trishtuar, që është njëkohësisht edhe optimiste. Kur dëgjojmë “Stabat Mater” ndjejmë se në dhimbje gjendet gjithnjë ngushëllimi, se dhimbja është vërtet rruga drejt shëlbimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.