2011-05-04 11:45:33

Papa: Në shkollën e lutjes ta përforcojmë marrëdhënien tonë me Zotin.


Benedikti XVI filloi sot ciklin e ri të katekizmit kushtuar ‘lutjes së krishterë’. Kështu tha Ati i Shenjtë në audiencën e sotme të përgjithshme mbajtur paradite në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, para 50 mijë shtegtarëve të pranishëm. Në katekizmat e ardhshëm, duke iu afruar Shkrimeve të Shenjta, traditës së madhe të Etërve të Kishës, Mësuesve të spiritualitetit, Liturgjisë duam të besojmë ta jetojmë akoma më fuqishëm marrëdhënien tonë me Zotin, gati gati si një “Shkollë të lutjes”. Lutja, tha Papa, “është një temë që e ka përzemër çdo njëri prej nesh” e “në mënyrë të veçantë në lutjen e krishterë njeriu bëhet i aftë t’i afrohet Zotit përmes Jezu Krishtit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.