2011-05-04 15:25:50

Liderët e Fatahut dhe të Hamasit nënshkruajnë marrëveshjen, reagon Izraeli.


Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abas dhe lideri i Hamasit, Halid Meshal, nënshkruan në Kajro marrëveshjen, me të cilën u jepet fund ndarjeve katër vjeçare ndërmjet dy palëve më të mëdha palestineze, al Fatahut dhe Hamasit. Marrëveshjen u arrit me ndërmjetësimin e Egjipti. Hamasi, i cili qeveris në Rripin e Gazës dhe al Fatahu, që qeveris në Bregun Perëndimor të Palestinës, shpresojnë e impenjohen që marrëveshja do të jetë vendimtare për formimin përfundimtar të shtetit të pavarur palestinez.
Izraeli reagoi menjëherë ndaj kësaj marrëveshje. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, sot për vizitë në Londër, deklaroi se marrëveshja e unitetit palestinez mes Hamasit e Fatahut është një goditje e rëndë për paqen e një fitore e madhe për terrorizmin”.







All the contents on this site are copyrighted ©.