2011-05-04 15:52:05

Komisioni Evropian: më tepër solidaritet para emergjencës së emigracionit


Komisioni Evropian paraqiti sot paradite planin e ri të veprimit për një politikë të përbashkët evropiane në fushën e emigracionit. Në direktivat e tij, bashkë me rekomandimin për kontrolle në kufi, duket, në një nga shfaqjet e saj të pakta publike, edhe fjala “solidaritet”. Por të dëgjojmë zëdhënësin e Komisionit Evropian, Mikele Çerkone:RealAudioMP3
Ngjarjet e fundit në Afrikën e Veriut tregojnë qartë se Evropa duhet të bëjë hapa përpara në politikën e përbashkët mbi emigracionin. Objektivi i planit është pikërisht ky: u bën kërkesa politike shteteve anëtare në sektorë, që shkojnë nga administrimi i emigracionit të rregullt në luftën kundër atij të parregullt, nga kontrolli i kufijve të jashtme të Bashkimit Evropian në qarkullimin e lirë brenda hapësirës Shengen, nga bashkëpunimi me vendet e emigrantëve në marrëveshjet për riatdhesimin e atyre, që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Evropë. U thuhet shteteve të impenjohen me solidaritet jo vetëm për emigracionin e ligjshëm, por edhe për problemet e azilkërkuesve e të atyre, që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare. Evropës i duhet një hapësirë e përbashkët strehimi politik, e parashikuar nga ligji aktual, por që mund të forcohet më tej. Sidomos, termi “solidaritet” duhet të marrë një kuptim të ri, më konkret.
Tani u përket qeverive të punojnë në këtë drejtim, apo jo?
Për shembull, mund të forcohet sistemi i Shengenit, që të rritet besimi në të e që t’u jepet mundësi të gjitha vendeve t’i njohin që në fillim normat e mënyrën e tij të kontrollit. Mund të forcohet kontrolli i kufijve të jashtëm, përmes Agjensisë përkatëse, por edhe të miratohen mjete financiare për të ndërhyrë në favor të shteteve, që përballojnë flukse të mëdha emigrantësh. Të gjitha mund të bëhen, por kompetenca për të shndërruar direktivat e Komisionit në aksione konkrete u përket vetëm shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.







All the contents on this site are copyrighted ©.