2011-05-03 16:05:53

Papa Benedikti XVI pret në audiencë Presidentin e Polonisë


Benedikti XVI priti dje në audiencë Presidentin e Republikës së Polonisë, Shkëlqesinë e Tij, Zotin Bronislav Komorovski.
Presidenti i shprehu Papës mirënjohjen e popullit polak për Lumnimin e Shërbëtorit të Hyjit, Gjon Palit II. Gjatë takimit, tejet të përzemërt, u theksua se Papnia e gjatë e Gjon Palit II shënoi një kthesë vendimtare, jo vetëm në Poloni, por në mbarë botën. U nënvizua edhe se fjalimet e Karol Vojtilës në favor të dinjitetit të njeriut e të pacënueshmërisë së jetës njerëzore, mbeten aktuale, me ndikim të fuqishëm edhe mbi të ardhmen.







All the contents on this site are copyrighted ©.