2011-05-03 17:11:49

Benedikti XVI do të shkojë në Bazilikën e Zojës së Madhe për t’ia ribesuar Italinë Virgjërës së Bekuar


“Duke pranuar ftesën e kardinalit Angjelo Banjasko, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Italiane, Benedikti XVI do të shkojë në Bazilikën e Zojës së Madhe, të enjten, më 26 maj 2011, për të kryesuar Lutjen e Rruzares Shenjte, së bashku me ipeshkvijtë italianë, të mbledhur në asamblenë e përgjithshme”. Kështu shkruhet në një komunikatë për shtyp të Vatikanit. “Me këtë lutje – vazhdon nota – ipeshkvijtë italianë dëshirojnë të ritheksojnë lidhjen e veçantë me Italinë, duke ia ribesuar Virgjërës Nënë, në 150-vjetorin e bashkimit politik të vendit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.