T’i lutemi Gjon Palit II, me fjalët e kardinalit Komastri.
Në përfundim të kremtimit të sotëm të falënderimit për Lumturimin e Gjon Palit II,
kardinali Komastri lexoi këtë lutje, drejtuar Papës Vojtila:
“O i Lumturi
Gjon Pali II, Na e jep bekimin tënd nga dritarja e qiellit! Bekoje
Kishën, që e deshe, i shërbeve, i prive, duke e marrë për dore me guxim në udhët e
botës, për ta çuar Krishtin në zemrat e të gjithëve, e zemrat e të gjithëve, në Krishtin. Bekoji
të rinjtë, që ishin pasioni yt i madh; mbushi me ëndrra të bukura, ndihmoji të shikojnë
lart, për të gjetur dritën, që ndriçon shtigjet e jetës këtu poshtë. Bekoji
familjet, bekoje çdo familje; ti e vërejte sulmin e shejtanit kundër kësaj shkëndije
të çmuar e të domosdoshme, që Zoti e zbret nga qielli, për ta ndezur mbi tokë. O
Gjon Pali II, me lutjen tënde mbroje familjen, lutu për botën, ku s’pushojnë kurrë
sherret, luftërat, vuajtjet, padrejtësitë. Ti e luftove luftën, duke kërkuar dialog
e duke mbjellur dashuri: lutu për ne, që të bëhemi mbjellës të palodhshëm të paqes! O
i Lumturi Gjon Pali II, nga dritarja e qiellit, bëj të zbresë mbi
ne të gjithë bekimi i Zotit".