Ministri Jashtëm kosovar E. Hoxhaj: Gjon Pali II punoi për paqen e të vërtetën e njeriut.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në intervistën dhënë programit shqip të
Radio Vatikanit flet për figurën e të Lumit të ri, Papën Gjon Palin II, vlerëson lartë
rolin e kontributin e tij në historinë botërore dhe shpreh mirënjohjen për kontributin
që Ati i Shenjtë Vojtila u dha qytetarëve të Kosovës. Gjon Pali II mbetët një figurë
e jashtëzakonshme për shoqërinë bashkëkohore si dhe për ndërtimin e kultivimin e vlerave
njerëzore, shpirtërore e kulturore në Kosovë e në mbarë botën. Pjesëmarrjen e
delegacionit Shtetëror të Kosovës me në krye Kryeministrin zotin Hashim Thaçi dhe
ministrin e Jashtëm, të shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës pranë Italisë zoti Albert
Prenkaj në ceremoninë e lumturimit kremtuar nga Benedikti XVI në Vatikan, ministri
i Jashtëm i Kosovës e konsideron si të rëndësishëm për shumë arsye. Po të dëgjojmë
pjesën e parë të intervistës së don David Gjugjës me Ministrin e Jashtëm të Kosovës,
zotin Enver Hoxhaj.....