2011-05-02 19:18:35

Arka me trupin e Gjon Palit II vendoset në kapelën e Shën Sebastianit


Sonte, duke nisur nga ora 18.15, pasi Bazilika e Shën Pjetrit u mbyll për besimtarët, arkivoli me trupin e të Lumturit Gjon Pali II u vendos, në formë private e të rezervuar, në kapelën e Shën Sebastianit, në Bazilikë. Nesër mund të rifillojë shtegtimi i besimtarëve, që duan ta nderojnë të Lumturin e ri e t’i luten, duke u gjunjëzuar pranë varrit, edhe ky i ri, që do të jetë kapela e Shën Sebastianit.







All the contents on this site are copyrighted ©.