2011-05-01 15:07:05

Gjon Pali është i Lumtur, gëzim, lot e duartrokitje në sheshin e Shën Pjetrit


Gjashtë vjet nga vdekja, Gjon Pali II është shpallu i lum nga pasardhësi i tij Benedikti XVI. Duke dëgjuar fjalët e Atit të Shenjtë Racinger, tume e hareshme e besimtarëve e Sheshit të Shën Pjetrit në Vatikan shpërtheu në një duartrokitje të stuhishme e tejet të gjatë. Një emocion i jashtëzakonshëm në fytyrat e mase një milion e gjysmë shtegtarësh që ishin mbledhur në Vatikan e në Romë për kremtimin dhe festimin e Karol Vojtilës të Lum. Festa e të Lumturit të ri, konfirmoi Papa Racinger, do të kremtohet më datën 22 tetor, në përvjetorin e zgjedhjes së tij në selinë papnore.
Një enë me gjakun e Gjon Palit II u bartë te Benedikti XVI, menjëherë pas shpalljes së lumturimit, nga motër Tobiana, e cila qe shumë afër Vojtilës, e nga motër Marie Simon Pierre, që nga papa polak u shëruar nga sëmundja e parkinsoni. Është fjala për mrekullinë fal së cilës Vatikani vijoi procesin e lumturimit. Papa Racinger kujtoi se i në ditën e kremtimit të varrimit të Vojtilës e ndjente “aromën e shenjtërisë tij, e Populli i Zotit e shfaqi në shumë mënyra nderimin e vet ndaj Tij”. “Për këtë – shpjegoi Papa – kam dashur që, në respektimin e normave të Kishës, çështja e tij e lumturimit të mund të vijonte me një shpejtësi të lehtë”.
Pas ceremonisë së lumturimit, Para Racinger hyri në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan e shkoi pranë elterit qendror për të nderuar në heshtje e në uratë trupin e pajetë të Gjon Pali II, derisa përjashta Bazilikës kambanat binin në shenjë feste. Pas Benediktit XVI, trupin e të Lumit të ri e nderuar kardinajt e më pasi filloi rreshti i pafund i besimtarëve e shtegtarëve që kalojnë pareshtur pranë gjigantit të fesë, Papës Vojtila, për ti shpreh mirënjohjen e për t’iu lutur Zotit me ndërmjetësimin e tij. Bazilika e Vatikanit do të rrijë hapur deri në ora 5 të mëngjesit të 2 majit. Nesër në ora 10.30 është në program kremtimi i një Meshe tjetër, që do të kryesohet nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Bertone.







All the contents on this site are copyrighted ©.