2011-04-30 19:08:36

Lumturimi i Gjon Pali II fesë e fesë për t’ia hapur zemrat Krishtit


Lexuesve të L’Osservatore Romano-s, besimtarëve të Romës e shtegtarëve të ardhur nga bota mbarë, u drejtoi mirëseardhjen time të përzemërt në ditën e Lumturimit të Papës Gjon Palit II. Kjo festë e fesë le të jetë një rast i çmueshëm për t’ia hapur portat Krishtit e një thirrje e fortë për ta jetuar, me bujari të të Lumturit të ri, Ungjillin e Dashurisë. Ky është mesazhi autograf i Benediktit XVI drejtuar besimtarëve shtegtarëve me rastin e shpalljes të Lum të Paraardhësit të tij Karol Vojtilës, botuar në të përditshmen e Vatikanit L’Osservatore Romano që mbanë datën e 1 majit 2011.
Një ngjarje kjo e jashtëzakonshme, e paprecedent në dhjetë shekujt e fundit të historisë së Kishës. Lumturimi i Karol Vojtile, Papë nga viti 1978 deri më 2005 me emrin Gjon Pali II, paralajmërohet si një “festë e fesë” e madhe dhe universale. Një festë që mijëra persona të ardhur në Romë nga mbarë bota po përgatiten ta jetojnë pikërisht në këto orë. E që përbënë një “rast të çmueshëm për t’ia hapur portat Krishtit”. Kështu pra shkruan Papa Benedikti XVI në mesazhin e tij autograf dërguar për këtë rast gazetës së Selisë së Shenjtë L’Osservatore Romano. E u takon të rinjve detyra e përurimit të kremtimeve treditore, me mbrëmjen e lutjes që mbahet sonte në Crico Massimo, në lidhje të drejtpërdrejtë me pesë shenjtërore të Zojës së Bekuar të kontinenteve të ndryshme.
Nesër më 1 maj në ora 10.00 në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ceremonia e Lumturimit të cilën do ta kryesojë Papa Benedikti XVI.
Të hënën më 2 maj, mesha e falënderimit drejtuar Hyjit në ora 10.30 në nderim të të lumturit të ri, do të kryesohet nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Bertone.







All the contents on this site are copyrighted ©.