2011-04-29 15:12:09

Papa Vojtila: përgatitjet e fundit në Vatikan e Romë, arrijnë shtegtarët nga mbarë bota


Përgatitjet e fundit në Romë e në Vatikan për ceremoninë e lumturimit të Papës Gjon Palit II. Shumë shtegtarë janë duke ardhur nga mbarë bota: me dhjetëra janë fluturimet e veçanta të avionëve që vijnë nga e tërë Evropa. Ndër kremtimet fetare që janë në program kujtojmë: mbrëmjen e lutjes në Cirkun Massimo nesër mbrëma në Romë, pastaj ngjarja kryesore kremtimi i Meshës së Lumturimit në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan të dielën më 1 maj në ora 10.00, të cilën do të kryesojë Papa Benedikti XVI, dhe të hënën më 2 maj kremtimi i Meshës së falënderimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.