2011-04-28 11:34:36

Më 28 prill kalendari kalendari përkujton shën Pjetri Chanel dhe Shën Luigji Maria Grinjoni da Monfort


Sot më 28 prill, kalendari kishtar përkujton Shën Pjetrin Shanel, meshtar dhe martir. Pati lindur në Francë në Kuen, më 12 korrik 1803. Hyri që i ri në seminar dhe shumë shpejt u shugurua meshtar. Deshi të shkonte menjëherë në mision por nuk mundi ta realizonte dëshirën, sepse ipeshkvi i tij kishte nevojë për meshtarë. Më pas u lidh me meshtarë maristë, të cilët realizonin mesazhin misionar ndër famullitë ku punonin. Sapo iu krijuan mundësitë u nis menjëherë për në Oqeani ku nisi të përhapë Fjalën e Zotit. Kur kishte arritur ta ungjillëzonte thuajse të gjithë ishullin e vogël të Autunës, pleqtë fanatikë e martirizuan. Njihet si pajtor i Oqeanisë.
Gjithashtu sot Kisha katolike përkujton edhe Shën Luigj Maria Grinjonin da Monfort, meshtar. I lindur në Francë në vitin 1673, Luigji Maria përshkoi zonat perëndimore të Atdheut duke predikuar diturinë e amshuar, Krishtin e mishëruar e të kryqëzuar dhe duke i mësuar njerëzit të arrijnë tek Jezusi me ndërmjetësinë e Zojës së Bekuar. Themeloi Misionarët e Shoqërisë së Marisë duke shkruar edhe rregullin përkatës. Vdiq në St Laurent-sur-Sevre më 28 prill 1716. U shpall shenjt nga Piu XII më 20 korrik 1947.







All the contents on this site are copyrighted ©.