2011-04-28 15:39:03

Lindje e Mesme: marrëveshja Hamas-Al Fatah


Në Lindje të Mesme al Fatah e Hamas njoftojnë për arritjen e pajtimit të anasjelltë. Pas takimeve sekrete, të udhëhequra nga presidenti i Autoritetit kombëtar palestinez, Abu Mazen si përfaqësues i Al Fatah-ut me lëvizjen islamike Hamas, në pushtet në Gazë, është arritur një marrëveshje e përbashkët. Njoftimi u dha dje papritmas në Kajro. I menjëhershëm reagimi negativ i Izraelit, që kujtoi se qeveria izraelite nuk mund të ketë kontakte me Hamasin derisa të mos ‘respektojë kushtet e Kuartetit. SHBA-së: çfarëdo qeverie palestineze duhet të heqë dorë nga dhuna. Sipas presidentin palestinez Abu Mazen (Mahmud Abbas) marrëveshja e pajtimit ndërmjet dy palëve më të mëdha palestineze, Hamas e Al Fatah, do të lehtësojë negociata e paqes me Izraelin. “Ne mendojmë se ajo që dje është arritur dje nga Hamas e Al Fatah – tha sot Abu Mazen – në mbarim të një takimi me pacifistët izraelitë në Ramallah – do të favorizojë negociatat e paqes”. Unë shpresoj që në të ardhmen të gjitha palet palestineze do të ti pranojnë kushtet e Kuartetit (SHBA-së, BE-së, Rusisë e OKB-së): dorëheqja nga dhuna, respektimit i të gjitha marrëveshjeve të arritura me Izraelin e njohja e së drejtës së Izraelit të ekzistoj. Kushte këto, që deri më tani Hamas ka pohuar se i refuzon.
Në çdo rast, vijoi Abu Mazen, negociatat e paqes do të udhëhiqen nga ai në cilësinë e presidentit të Organizatës për Lirimin e Palestinës, ndërsa qeveria e përkohshme palestineze e krijuar “është e autorizuar të bëjë vetëm dy gjëra: vendosjen e datës së zgjedhjeve politike palestineze dhe rindërtimin e Gazës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.