Libi: ipeshkvi i Tripolit, askush nuk ka provuar zgjidhjen diplomatike
“Flitet shumë për vrasjet e bëra nga njerëzit e Liderit por është e rastit të shikohet
sa e sa vrasje tjera që janë bërë e janë bërë vërtetë shumë”. Kështu u shpreh ipeshkvi
i Tripolit imzot Giovanni Martinelli, duke folur në programin radiofonik të Radios24
mbi Gedafin e luftën në Libi. Imzot Martinelli e quajti të gabuar strategjinë
perëndimore të bombardimeve dhe mbrojti Gedafin: “Ai në fillim ka pasur një arsye
mirë të caktuar për të ndërhyrë për asgjësimin e fundamentalizmit islamik të al Kajdës
që ka depërtuar në shoqërinë libiane. Opinioni publik merr informata nga ajo që thotë
televizioni al Xhazira që nuk është e vërteta absolute. Ka forca të al Kajdës që
kanë kushtëzuar e detyruar Kreun të merr qëndrim të prerë. E zgjidhja mund të jetë
ajo diplomatike, por askush nuk ka provuar ta përshkojë këtë udhë, zgjidhja nuk janë
bombat”. Akuzës se është tepër afër qëndrimeve të Tripolit, imzot Martinelli u
përgjigj: “Është një akuzë e atyre që nuk jetojnë në këtë Vend. Unë bashkëjetoj me
popullsinë që nuk do të di për bomba”. Mos ndoshta popullsia do të dëshironte ta ndërronte
regjimin? “Nuk di nëse e dëshiron një gjë të tillë – u përgjigj imzot Martinelli –
apo nëse është më mirë ti lihet vet popullsisë të vendos për këtë e kështu të mund
të ndërmarr udhën më të përshtatshme” për të ardhmen.