2011-04-27 15:25:43

Kremtimi i Pashkëve në dioqezën e Sapës.


Në këto ditë Pashkësh jehojnë fjalët e Jezusit: “Jam ngjallur e jam gjithmonë me ty”. Duke i bërë jehon këtij kumtimi, Kisha shpall plotë gëzim: “Po, jemi të sigurt! Zotëria Jezus më të vërtetë është ngjallur, Aleluja! Atij i qoftë lavdi e fuqia në shekuj”. E tërë Kisha në festë, i shpreh ndjenjat e veta duke kënduar: “Kjo është dita e Krishtit Zot”. Më të vërtetë, duke u ngjallur, Ai thotë do të jam në jetë. Biri i njeriut të kryqëzuar, guri i hedhur prej ndërtuesve, tashmë është bërë themel i sigurt i ndërtesës së re shpirtërore, që është Kisha, Trupi i tij mistik.
Prandaj, bashkësia e krishterë gëzon sepse ngjallja e Zotërisë Jezus na siguron se plani hyjnor i shpëtimit do të plotësohet me siguri. Ja se pse Pashka e Tij është më të vërtet shpresa jonë. E ne, të ringjallur në Krishtin përmes Pagëzimit, duhet ta ndjekim besnikërisht më shenjtërimin e jetës, duke ecur pa u ndalur e pa u lodhur drejt Pashkëve të amshuara, të mbështetur nga vetëdija se vështirësitë, betejat, sprovat, vuajtjet njerëzore të ekzistencës, duke përfshirë edhe vdekjen, tashmë nuk do të munden më të na ndajnë prej Tij e nga dashuria e tij. Ngjallja e Krishtit ka vendosur një urë ndërmjet botës e jetës së amshuar, mbi të cilën çdo njeri e çdo grua mund të kalojë për të arritur cakun e vërtetë të shtegtimit tonë tokësor. Është Ai pra, mbështetja e sigurt e shtegtimit tonë drejt banesës Qiellore. Po të dëgjojmë si u kremtuan Pashkët në dioqezën e Sapën, nga Vau-Dejës na njofton Violeta Marashi........ RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.