T’falem, o Mërí ! Virgjin e dlirë, O Nanë e bukur e Kshillit t’Mirë! Ty
ndihmë t’ kena n’kët shkretí T’falem, o Mërí ! T’falem, o Mërí ! Të falem,
se ti gjithherë na pshton, Prej anmikut t’shpirtit që na kercnon. Se n’dorën
tande pushtet t’madh ké; Lutu për né, lutu për né ! Lutu se t’vshtirat kaq e
kanë mblu’, Shkodrën e vorfën e t’ mjert birt tú; Lutu, se t’ thrrasin, Zojojë
me dashtëní: T’falem, o Mërí, t’falem o Mërí ! T’falem, o Virgjin, nan’ e Tynzot, Ndihma
e kshtênimit me hire plot; T’bijë n’mend se Zoj’ e Shkodrës jé Lutu për né!
lutu për né! Lutu, po, e derdhi hiret e mdhaja, Si n’kohët e moçme n’Kishë,
te Kalaja, Ku lutej Shkodra plot me dobí, T’ falem, o Mërí ! T’falem, o Mërí! T’falemi!
T’falemi, o Zoja e jonë, O Nan’ e bukur e t’parëve tonë; Ndera e lumnia e Shkodrës
jé. Lutu për né! Lutu për né! Lutu, se, o Zojë, Shqiptarët t’tanë Te ti e
çojnë zanin në Gjenacanë: Mëshirë për né thona, mëshirë për Shqipní T’falem,
o Mërì! T’falem, o Mërí!