2011-04-26 17:19:29

Drejt Lumturimit të Gjon Palit II. Programi i kremtimeve


Po afrohet dita e 1 majit. E pikërisht në referim me ditën historike në të cilën papa Wojtila do të lartohen në nderime të elterit, po njoftojmë programet që do të mbahen për rastin e Lumturimit të Gjon Palit II.
Siç përmendem, ceremonia e Lumturimit të Gjon Palit II do të kremtohet të dielën, më 1 maj 2011 në Vatikan dhe do të ketë pesë kremtime kryesore:
Kremtimi i parë, organizuar nga dioqeza e Romës, që e kishte Papën Vojtila ipeshkëv, do të jetë nata përgatitore e lutjes, më 30 prill, në Cirkun romak Massimo në Romë. Kremtimin do ta kryesojë kardinali Agostino Valini, Mëkëmbës i përgjithshëm i Shenjtërisë së Tij për dioqezën e Romës. Benedikti XVI do të lidhet përmes videos.
Kremtimi i dytë e kryesoi i lumturimit, të dielën, më 1 maj, do të fillojë në orën 10.00 në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan e do të kryesohet nga Ati i Shenjtë Benedikti XVI është fare pa biletë, nën kontrollin e Forcave të rendit.
Kremtimi i tretë, nderimi i relikeve të të Lumit të ri nga ana e besimtarëve do të fillojë që më 1 maj, menjëherë pas kremtimit të Meshës së Shenjtë të Lumturimit e do të vijojë deri sa të gjunjëzohet besimtari i fundmë. Reliket e të Lumit Wojtila do të ekspozohen për nderim në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, para Elterit të Rrëfimit.
Kremtimi i katërt, do të jetë Mesha e falënderimit, programuar për të hënën, 2 maj, në orën 10.30, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Do të kryesohet nga kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së Tij.
Së fundi, trupi i të Lumit të ri Gjon Palit II do të vendoset, në formë private, në Bazilikën e Vatikanit, pranë kapelës së Shën Sebastianit.







All the contents on this site are copyrighted ©.