Papa: Ngjallja e Krishtit themel i Kishës dhe i jetës së krishterë
“Ngjallja e Zotit tonë Jezu Krisht shënon përtëritjet e kushteve tona njerëzore. Krishti
e ka mundur vdekjen, shkaktuar nga mëkati ynë, e na sjell përsëri në jetën e pavdekshme.
Nga kjo ngjarje merr shije e kuptim tërë jeta e Kishës dhe vet ekzistenca e të krishterëve”.
Kështu tha mes tjerash Benedikti XVI në meditimin e sotëm para lutjes Mbretëresha
e Qiellit në mesditë në Kastel Gandolfo. “E lexojmë pikërisht sot, të Hënën e Engjëllit
– vijoi Papa – në fjalimin e parë misionar të Kishës së porsalindur: “ Këtë Jezus”
– kumtoi Pjetri apostull – “Hyji e ngjalli e ne të gjithë jemi dëshmitarë. E djathta
e Hyjit, pra, e lartësoi, prej Atit e mori Premtimin – Shpirtin Shenjt, dhe e ndikoi
ashtu siç po shihni e po dëgjoni edhe ju vetë””. Në ditën e së Hënës së Engjëllit,
e hënës pas Pashkëve, Papa Racinger ka nënvizuar rëndësinë e lutjes: “Në lutje, në
adhurim – tha Ati i Shenjtë – Zoti e takon njeriun”.