2011-04-25 15:56:54

25 prill,18-vjetori vizitës së Gjon Palit II në Shqipëri.


18 vjet më parë,me 25 prill 1993 Papa Gjon Pali II vizitonte Shqipërinë, vendin e parë në Ballkan, duke u ndaluar në Shkodër dhe në Tiranë. Gjatë vizitës i dhuroi Kishës katolike të martirizuar hierarkinë e re të pasdiktaturës komuniste me katër ipeshkvij të rinj: Imzot Frano Illinë, Imzot Rrok Mirditën, Imzot Robert Ashtën dhe Imzot Zef Simonin. Hapi kështu rrugën për ringjalljen e Kishës katolike e mbështeti udhën e përuruar të lirisë, demokracisë e përparimit të vërtetë njerëzor, shpirtëror e shoqëror. Sivjet përvjetori i vizitës papnore në Shqipëri, bie në pragun e Lumturimit të Papës Gjon Palit II, që do të kremtohet të dielën e ardhshme më 1 maj në Vatikan, nga pasardhësi i tij Benedikti XVI. Po ne folem me imzot Gjergj Frendon, ipeshkvin ndihmës të Tiranës mbi domethënien e këtij përvjetori për Kishën e shoqërinë shqiptare, ta dëgjojmë.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.