TË NGJALLUNIT 1 U ngjallë s’deknit: or’ prej dore Preja mordes si
i ka pshtue? Sí i ka mujtun dyerët mizore, Si ka pshtue Njai, qi pushtue Kje
prej tjerve ‘i herë mbi dhé? Per Njatę jam tue lshue bé Qi prej s’deknish e
gjalloi. 2 U ngjallë s’deknit: ftyra e gzueshme Nen pelhurë nuk rrin
mâ ngrit; U ngjallë s’deknit: e randueshme M’njanë ânë t’vorrit kaperdít. Prapët
mbi tokë rrin rrasa e eper, Porsi i forti qi pin teper, Tu’ u çue Zoti flakuroi. 3
Porsi kúr per gjysë njaj shteku, Mbas pushimit n’nji lisní, Prap udhtari
jeten preku, E prej krejet hjedhë n’ajrí Dushku s’thát nji gjethe t’rame, Qi
prejdeget ardhë e dame Dalkadalë mbi tâ u ndesh: 4 Njashtu a’ i
forti njatë mermerë, Sypri vorrit qi randote, Lehtë e dyndi me nji herë, Kúr
prej rrahes mjerí- plote U kthye shpirti e trupit njitë: Tha t’ Hyjnueshmit
mbetun ngritë: Çou, se vetë me Ty jam tesh. 5 T’ Izraelit nder t’topitun Ç’
âsht perhapë nji fjalë e ré! Ka shndrŷ qiellen si kje pritun Perendija Hyj –
me – né? O t’ topitun, si kje zâni, Ka mbarue per jú zalldani, Aj âsht vetë
Shelbuesi Zot. 6 Para Atij n’mbretní t’amshueme Kush bír robit kishte
hypun? M’i a grabitë mbretnís s’shemtueme T’parët e moçem Ai ka zdrypun: D’shiri
i bardhë i motit t’hershem, Friga e rrebtë e anmikut t’mnershem, Ai Ngadhnjyesi
folë kah mot. 7 Njerzvet shęjten qi kallxuene Shka do t’ siellshin
kohët e gjata, Porsi punët qi veç kaluene Fmijvet t’vet u kallzon tata, U
diftue ai Diell i ndritshem, T’ cillin Zoti dheut t’kobitshem Per gojë t’tyne
i a premtoi. 8 Kůr Ageu, kúr Izaija I a dhanë besen rruzullimit Se
do t’ vite ‘i ditë Mesija; Kúr i nçuemun prej rrëmbimit I kndoi ditët qi njehun
ishin Edhe vjet’t qi lé nuk kishin Danieli n’mend pershkoi. 9 Ishte
dritë; e tue lotue Magdalena e tjerat grá Rrijshin t’mbytnin tue vajtue: Nji
termek atë botë qe rá, Fund e maje u dynd Sionne Edhe sogja e patenzone Friget
m’tokë u kalamend. 10 Nji i perjashtmas djalë i rí Ndęj mbi vorr
prej gurit dhęnun: Ishte rrfé, po, duka e tí, Flokut t’borës isht’ petku i endun: Zęmer-
ngrîmes, ‘ cilla e luti I pergjegji njai fjalë- buti: Âsht ngjallë s’deknit;
s’âsht n’ketë vend. 11 Me t’padukshmet petka mndashit Le t’shkojë
t’zbémt e vjollcës s’irnueme; Ari t’shndrisë si para tashit; Zyrja e Fés kú
t’thrret e lume Del, Meshtár, me petka t’mira, Veshun bardh, rrethue me qira, T’ngjallnin
deket tě kallxň. 12 Prej elterit duel nji zâ: ‘Gzou, o e qiellit
Rregjinesha; Gzou; Hy’i nieri n’tý u bâ Kúr e jona i u çmue vesha, Â’ngjallë,
vetë si ‘i herë premtote: Per né lutu: luta e jote Qo t’jet ligjë Aj i lumi
do’. 13 O ju vllazen, kremtja e Zotit Sot na flet veç gazmend qiellit; Âsht
ditë gostet dita e sotit; I gzon zęmra sot se t’cillit: S’gjindet nanë aq e
ngurrueshme, Qi me petka mâ t’lulzueshme Fmít e vet nuk i veshë sot. 14
I perkuerët t’jét n’hae bujari; T’két çdo tryeze dhantít e veta: Gostve
t’mdhana i pshuem visari Le t’kalojë nder shpija t’shkreta, Para t’vorfnit tryezen
shtrue T’bâjë, i ndershem, me gazmue N’ketë ditë t’madhe t’t’Naltit Zot. 15
Larg gallata edhe kelthimi I gazmendit t’panjerzí: Nuk âsht ky, jo, nuk
âsht gzimi Qi ep i drejti n’brohorí; Por i paqët e mrenda vendit, Por qielluer,
si shęj gazmendit, Qi nder valle t’qiellës ushton. 16 O ata t’lumët!
mâ i bukur dielli Shdritë atynve i kremtve t’lume; Por ç’do t’bâjë, fatziu!
Nja’ i cilli E dredhë kamben n’ravë t’shemtueme Qi ke deka ka mbaresen? Në
Tenzonë kush e mban shpresen, Me Tenzonë dikúr gjallon.
______ Atë Gjergj
Fishta:
1 pshtue: shpëtue: - e gjalloi: e ngjalli. 2
Prapët: sjellun per së mbrapshtit. – Porsi i forti ejt.: Et excitatus est tamquam
dormiens Dominus, tamquam potens crapulatus a vino. Psalm., LXXVII, 65. – flakuroi:
u çue në kambë. 3 njaj shteku : njij udhtimi. – lisní : lisore, pyllë
lisash. – jeten preku : zgjohet.- dyndi: çoi perpjetë, largoi. - rrahes mjeri- plote
: Limbit. 5 shndrŷ qiellen: çelë deren e qiellës. 7 t’
kobitshem : të mjerë. – per: nëper. 8 rrëmbimit : vegimit, ekstazës. 9
atbot: atëherë, – sogja: roja. – u kalamend : u muer mendsh. – zemer- ngrimes: Marís
Magdalenë. 11 Me t’padukshmet : me të pahijshmet, të pastolisunat. s’irnueme
: së nxime, së verenikët. 13 aq e ngurrueshme: qi mos të duejë. 14
I perkuerët: i perkorë ( Bogdani), i ndalun në hae. 15 gallata:
shamata. – kelthimi: brima. në ravë t’shemtueme: në rrugë të mjerë të gabimit.
Atë Gjergj Fishta, “Të Ngjallunt”, “Vallja e Parrizit”, bot. II, Shkoder, Sh. Bot.
“Atë Gjergj Fishta” , 1941, fq 95-99 Shpjegimet e fjalëve janë të Atë Viktor Volajt.