2011-04-23 11:46:07

Papa gjatë Udhës tradicionale të Kryqit pranë Koleseut: Kryqi është rreze drite e dashurisë së Zotit.


Dje pasdite, të Premten e Madhe e të Shenjtë të Pashkëve, Papa Benedikti XVI në bazilikën e shën Pjetrit kryesoi kremtimet që përshkojnë orët e fundit të Jezusit para Kryqëzimit. Pastaj, në mbrëmje, kryesoi Udhën e Kryqit pranë amfiteatrit romak Koloseum. “Kryqi nuk është shenjë e fitores së vdekjes, e mëkatit, por është shenjë ndriçuese e dashurisë së pakufishme të Zotit”. Me këto fjalë Ati i Shenjtë Racinger iu drejtua qindr a mijëra besimtarëve e shtegtarëve të pranishëm në ritin fetar. Duke bartur kryqin “peshën e mëkatit dhe të së keqes”, - nënvizoi Papa – Krishti ka treguar dhe dëshmuar se Zoti është gjithmonë i aftë ta mposht të keqen e ta fiton vdekjen.







All the contents on this site are copyrighted ©.