2011-04-22 08:38:09

Papa në Meshën e Darkës së Krishtit: Eukaristia Sakrament bashkimi, na bënë një shpirt të vetëm


“Eukaristia është Sakramenti i bashkimit!. Kështu e përcaktoi Benedikti XVI në homelinë e Meshës së “Darkës së Zotit”, të cilën e kryesoi pasdite në bazilikën romake të Shën Gjonit në Lateran. “Bashkimi i të krishterëve mund të jetë i tillë vetëm nëse të krishterët janë thellësisht të bashkuar me Të, me Jezusin”, tha Papa duke folur mbi misterin e Eukaristisë, themeluar në darkën e Mbrame nga Krishti.
Me kremtimin e Meshës ‘in Coena Domini’ – me kremtim e Meshës së Darkës së Mbrame të Zotit, kur Jezusi e themeloi Eukaristinë shenjte duke i dhuruar Kishës ‘ilaçin e pavdekësisë”, Papa hapi ritet e shenjta të Treditëshit të Pashkëve. Gjatë liturgjisë hyjnore kremtuar në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran, Benedikti XVI e përsëriti gjestin e Jezusit me ritin e larjes së këmbëve dymbëdhjetë meshtarëve të dioqezës së Romës. Gjatë këtij riti. Në çastin e paraqitjes së dhuratave eukaristike, Atit të Shenjtë iu besuan ofertat që u mblodhën për viktimat e tërmetit e të cunamit në Japoni. Në mbarim të kremtimit, i Shenjtueshmi Sakrament i Eukaristisë u bartë në Kapelën e veçantë ku filloi adhurimi nga besimtarët.
Në homelinë e Meshës së Darkës së Mbrame të Krishtit me Apostuj, Papa nënvizoi dashurinë e pakufishme që Zoti ka për njerëzimin: “
“Kam pasur dëshirë të madhe ta ha bashkë me ju këtë Pashkë, para se të pësoj” (Lk 22,15): me këto fjalë Jezusi e ka përuruar kremtimin e gostisë së tij të fundit dhe atë të themelimit të Eukaristisë shenjte... Jezusi në thellësi të shpirtit të tij e ka pritur atë moment në të cilin do ta kishte dhuruar vetveten nën shenjën e bukës e të vërës. Ka pritur atë moment që në një farë mënyre do të kishte qenë martesa e vërtetë mesianike: shndërrimi i dhuratave të kësaj toke, për t’u bërë një gjë e vetme me të vetët, për ti shndërruar ata e për të përuruar kështu shndërrimin e botës”.
Benedikti XVI pohoi se dëshira e vërtetë e Jezusit është pikërisht shndërrimi i jetës sonë në dashurinë e Hyjit Atë, dëshira e tij e thellë është bashkimi ynë e pjesëmarrja jonë në gostinë që Ai ka përgatitur për ne. E Ati i Shenjtë nënvizoi dëshirën e dashurinë e flaktë që Jezusi ka për t’u takuar e bashkuar me ne, e kërkoi që “edhe ne, ta dëshirojmë me të vërtetë Atë, tha Papa e shtoi:
“Në dëshirën e Jezusin mund ta njohim dëshirën e vet Zotit – dashurinë e tij për njerëzit, për krijimin, një dashuri në pritje. Është Dashuria që pret momentin e bashkimit, dashuria që dëshiron ti tërheq njerëzit pranë vetes, për t’u dhënë plotësinë me atë që është edhe vet dëshira e krijimit: vërtet, ai priret drejt zbulimit të bijve të Hyjit”. (krh Rm 8,19).
Sipas Benediktit XVI, “me Eukaristinë lindë Kisha. Ne të gjithë hamë të njëjtën bukë, marrim të njëjtin korp të Zotit e kjo domethënë se: Ai e hap çdonjërin prej nes përtej vetvetes. Ai na bënë të gjithëve një gjë të vetme”. “Eukaristia – shtoi Papa – është misteri i afërsisë së thellë dhe i bashkimit të çdo individi me Zotin. Dhe është, në të njëjtën kohë, bashkim i dukshëm mes të gjithëve. Eukaristia është Sakarment i bashkimit.
Benedikti XVI foli mbi rëndësinë e dinjitetit e të përgatitjes për të marr pjesë në gostinë e Jezu Krishtit. “Nuk duhet të na mungojë petku martesor i dashurisë”. Bashkimi eukaristik kërkon fenë, mirëpo feja e kërkon dashurinë, përndryshe edhe feja vdes. Nga të katër Ungjijtë e dimë se gostia e mbrame e Jezusit para Mundimeve qe edhe vend kumtimi, tha Papa. Jezusi edhe një herë ka propozuar me insistim disa elemente të rëndësishme të mesazhit të tij:
“Fjala e Sakramenti, mesazhi e dhurata janë të pandashme. Por gjatë darkës së mbrame, Jezusi sidomos është lutur. Mateu, Marku e Luka përdorin dy fjalë për të përshkruar lutjen e Jezusit në pikën qendrore të Darkës: “eucharistesas” dhe “eulogesas” – “falënderim” e “bekim”.
Këto dy fjalë shkojnë së bashku, tha Benedikti XVI. Jezusi e shndërron Mundimin e tij në lutje, ofruar Atit Qiellor për njerëzit. Ky shndërrim i vuajtjes së tij në dashuri e ka në veti fuqinë që shndërron dhuratat, në të cilat Ai tani e dhuron vetveten. E qëllimi i vërtetë dhe i fundit i shndërrimit eukaristik është vet shndërrimi ynë në bashkim me Krishtin. Eukaristia – tha në përfundim Papa – ka si synim njeriun e ri, botën e re ashtu siç mund të lind duke u nisur pikërisht nga Zoti përmes veprës së Shërbëtorit të Hyjit.







All the contents on this site are copyrighted ©.