2011-04-22 13:21:54

Octava Dies. Atë Lombardi: Jezusi e Sokrati


Gjatë Audiencës së Mërkurës së Shenjtë, Papa, duke lënë tekstin e shkruar të përgatitur, foli gjatë në mënyrë spontane për lutjen e Jezusit në Gjetsemani. Duke medituar me pjesëmarrje e thellësi mbi angështin e Jezusit, mbi frikën e tij para vdekjes, vuri në pah dallimin ndërmjet Jezusit e Sokratit.
Të gjithë admirojmë fuqinë e dominimit të vetvetes nga njeriu i urtë i lashtë grek, që na ka përshkruar nxënësi i tij Platoni me efikasitet të madh në faqe të paharrueshme. Mirëpo superioriteti i tij para përvojës së angështit në një farë kuptimi e largon nga varfëria dhe brishtësia konkrete e përbashkët e përvojës dhe kushteve njerëzore para vdekjes. Jo kështu Jezusi, që është më të vërtet njëri prej nesh.
Dashuria e Zoti zbret deri në humnerë për të na bartur të gjithëve drejt lartësisë. Paradoksalisht faqja ndoshta më e mistershme dhe tronditëse e Ungjillit, Gjetsemani, shndërrohet në atë që ti jap më shumë ngushëllim dhembjes së pakufishme njerëzimit të të gjitha kohërave. Dhembje e pakufishme, por edhe dashuri e pakufishme. Për këtë mund të flasim për “shpëtim” e mund të besojmë, në mishin e trupit tonë, në jetën tonë dhe në vdekjen tonë.
Duke iu përgjigjur të Premten e Shenjtë pyetjeve që i erdhën prej viseve të ndryshme të botës, Papa tha se në Eukaristi, korpi i ngjallur i Jezusit na prek e hyn në ne, për ta shndërruar jetën tonë në jetën e tij të re. Mundimi e Ngjallja, dhurata më e madhe e Zotit bërë njerëzimit tonë në udhëtim.







All the contents on this site are copyrighted ©.