2011-04-22 14:55:36

Nga kangët e traditës: Vaji i mëkatnorit.


Krisht i dashtun, me konop,
Si fajtuer kush të shterngoi?
Jam kenë unë mkatnor i shkretë,
Dhimë për mue, o Zot, kij mëshirë!
Krisht i em, atë faqe të bukur,
Kush me shplaka ta vrugnoi?
Jam kenë unë…
Krisht i em, me baltë e pështyma,
Fëtyren kështu kush ta shemtoi”
Jam kenë unë…
Krisht i em, këtë trup të bekuemun,
Kush me të rrahna ta coptoi?
Jam kenë unë…
Krisht i dashtun, kush me ferra,
Ty kështu kryet kush ta rrethoi?
Jam kenë unë…
Krisht i dashtun, në krah’ të tù,
T’randën krygjë kush ta ngarkoi?
Jam kenë unë…
Krisht i dashtun, gojën t’ambel,
Kush me tamth kështu ta idhnoi?
Jam kenë unë…
Krisht i dashtun, duert e tua,
Kush me gozhda kështu t’i shpoi?Jam kenë unë…Krisht i dashtun, kambët e lodh’na,
Kush në krygjë ty t’i gozhdoi?
Jam kenë unë…
Krisht i dashtun, t’amblën zêmër,
Kështu me heshtë kush ta shporoi?
Jam kenë unë…
Virgjna Mërí, ty t’Birin t’Vetun,
Kush ta mbyti e ta vorroi ?
Jam kenë unë…







All the contents on this site are copyrighted ©.