In fide vivo Filii Dei, qui dilexit Me et tradidit semetipsum
pro me. (Ad Gal. II. 20) 1 Qiella âsht muzë e shkimë âsht dielli; Dridhet toka
tue gjimue; Rruzullimit trandet shtielli; Gjâmen t’dekunt kanë vezhgue; Shkambîjt
tmera po i pershkon. 2 Tisi i tempullit âsht shkye, Rrebtë ka shekllin trandë
thellimi. A natyra âsht tu’ u shperthye E rroposet rruzullimi, Ase Zoti diku
pson. 3 Jo; pson Zoti! T’Izraelit Bijt e prujtun m’mal t’Golgotit Mbi nji
t’ashper drû zabelit Kryqzue paskanë t’Bir’n e Zotit: Krejt e paskanë lá me
gjak. 4. N’atë shemtim, n’atë mizorí Kqyrë i Ati nalt prej qiellet; E, kah
sheh atë kob të zi, Idhshem mnija xên e i pshtiellet, Edhe mshirës i vên ai
cak. 5 Rrebtë mbi shekull vrâ ka ftyren, Edhe kapë rrufén njifillit Me turshî
gjithmbarë natyren. Struken Engjutj hijes s’qiellit, Heshtë natyra n’mjerim
t’vet. 6 Hikni popuj, hikni fise! Hikni, po, jashta ktij sheklli; Pse mbi
t’eprat, m’t’ poshtrat vise, Prej ksi kobi, prej ksi mreklli, Mnin e Zotit gjâ
s’e pret. 7 Hikni vrap, po; kah kujtoni Se nji Zot, Krijuesi i Empirit, Qi
i fuqís e i s’ Drejtës âsht froni, S’do t’perligjë gjakun e t’Birit Qi po derdhni
me poshtnim? 8 Mnershem qiella, qe, u kercnohet; Per nen kambë don me u hikë
bota; Rruzullimi âsht kah zhgatrrohet; Janë kah shuhen stinë e mota: S’bân,
jo, Zoti kaq shemtim! 9 Veç nji fjalë i Biri t’flase, Veç nji ankim t’a bâjë
mbi jue, Se krijimi do t’humbase Se edhe jeta ka me u shue: Lesker shekllit
kund nuk jet. 10 E qe i Biri pre’ atij drûni M’ t’ cillin ju mberthye e kini, M’
gozhda shtatin Aj e xûni, Edhe kryet kah qiella ngrini, Dishka Atit per ju i
flet: 11 “Fali, o Át, deh! Njerzt Ti fali! Pse shka bâjn nuk jane tue dijtun:” Oh!
Pse tash s’po trandet mali... Pse xên dielli prap me shndritun... Persè u kthiell
si moskurraj.... 12 Shka? a vetë dashka i Biri i Zotit Mnín e vetë me zbutun, Ke,
m’ drû pezull, m’shkam t’Golgotit, Per anmiq âsht tuj u lutun Qi m’u a falë
mâ t’randin faj?... 13 O dashtnija e Fjalës s’mishnueme Po a edhe m’kryq per
bij’ t’ Adamit Fjalët Ti i paske t’ambeltueme... E me i pruejtë Ti dashke damit… E
me i pá me lumnì plot? 14 Ah! ktû. Popuj, ktû ju fise! Ktû, po, ktheni m’shesh
t’Kalvarit! S’kênka droje, jo, n’kto vise, Kû vete Flija n’sŷ t’ Gjyqtarit Gjaksve
t’vet u dalka zot. 15 S’ paska kênë, jô i vrashtë Rromaku, Qi per dekë gjikoi
t’Amshuemin; E Judeut as etja e gjakut Njitë s’e paska m’kryq te Lumin: Dashtunija
Atê e kryqzoi! 16 Dashtunija me flakë t’ veta, Po, ato gozhda i paska prehun, M’t’cillat
pezull randon Jeta, Si Davidi ‘i herë pat shprehun, Nder vegime ka’ i skjyrtoi. 17
M’ faj t’ Adamit dheu perlye Velej Hy’it n’shatorre t’kthiella: Por, të randë
atë faj me shkmbye, Gjak nji Zoti lypte qiella, Gjak t’paçmuem, shka nierzt
nuk kan. 18 N’dashtuní ndezun per né, Qe atë herë Fjala e Perendís Bâhet
nieri e zdrypë mbi dhé; E p’r atë faj të rrokullís Flîje vehten Ajo e bân. 19
Sod njai gjak, qi u lyp prej t’Lumit Çmim perdlimit per rod t’nirit, Gurrë prej
varrvet rrjedhë t’amshuemit Gurrë mishriret edhe hirit Per gjith t’bijt e mnís
s’ Tynzot. 20 Sod, po, âsht shue mnija hyjnore, Edhe deka âsht mujtë e mnershme; Preja
ferrit dalë ka dore; Shtypun krejet hidra e hershme Kján trathín e vet me lot. 21
Qiella e toka, bashkë pajtue, Nji besë t’ambel vên dashtnije; Qiella e toka
pse vllaznue Janë n’per Gjak t’s’ hynueshmes Flije, Qi per tokë mbi Kryq rekton. 22
Kohë e ré, po nisë m’u endun Rruzullimit prej kso bote, Si profeta e pat permendun: Kohë
mishriret, qeti-plote, Kû dashtnija veç mbretnon. 23 Shue, prá, kjoftë kushdo
bir deket Ngroftë në zêmer mni mbas sodi; Dielli dheut, pse kahdo rreket Sot
t’tânë popujt janë nji rodi: Gjaku i t’ Lumit i vllaznoi. 24 O Ti Gjaku i Flîs
s’hyjnueshme, Fise e popuj qi vllaznove, Deh! ‘dhe n’dritë të jetës s’lumnueshme, Me
çmim t’And qi na fitove, Fise e popuj Ti bashkoi.