2011-04-20 18:23:42

Gjashtë pyetje mbi Jezusin, presin përgjigjen e Papës, të Premten e Madhe


(20.04.2011 RV)Gjashtë pyetje për Papën, të Premten e Madhe, në emisionin italian “A sua immagine” (Në përngjasim me të), që do të transmetohet pikërisht më 22 prill, në RAIUNO, në orën 14.10.
Mbërrin nga larg, nga Japonia, që akoma vuan për shkak të pasojave të tërmetit, pyetja e parë mbi Jezusin. Papës i shkruan një vajzë 7-vjeçare japoneze, me baba italian. Elena e vogël ka parë shumë fëmijë të vdesin gjatë tërmetit, shtëpia e saj është lëkundur “shumë e shumë” dhe ajo është trembur jashtëzakonisht. Gjyshja e pyeti vajzën: “a do t’i shkruash Papës?” dhe fëmija pranoi menjëherë.
Pyetja e dytë do t’i paraqitet Papës nga një nënë italiane, e cila që prej dy vjetësh i shërben me dashuri djalit të saj në gjendje vegjetative. Pyetja është regjistruar pranë shtratit të djalit, të cilin zonja në fjalë ia tregon Atit të Shenjtë, me gjithë delikatesën e dhembshurinë e nënës.
Pyetja e tretë dhe e katërt mbi Jezusin do t’i bëhet Papës nga një grua myslimane e Bregut të Fildishtë dhe nga 7 studentë të krishterë irakianë, që rrezikojnë çdo ditë jetën për ta dëshmuar haptas fenë e tyre.
Benedikti XVI do t’u përgjigjet gjashtë pyetjeve. Dy pyetjet e fundit vijnë nga Italia.







All the contents on this site are copyrighted ©.