2011-04-20 18:24:54

Dita e lutjes për Asia Bibin


(20.04.2011 RV)U kremtua sot, në vende të ndryshme të botës, Dita e lutjes për Asia Bibin, gruan e krishterë 45-vjeçare, nënë e pesë fëmijëve, dënuar me vdekje në Pakistan me akuzën se ka fyer Muhametin. Kjo ditë iu kushtua të gjitha viktimave të ligjit mbi blasfeminë, i cili parashikon jo vetëm burgimin e përjetshëm, por edhe dënimin me vdekje.







All the contents on this site are copyrighted ©.