2011-04-19 14:58:55

Benedikti XVI: Programi i papnisë


Gjashtë vjet më parë, në homelinë e fillimit të papnisë, Benedikti XVI nuk pati nevojë të paraqiste një program qeverie. U mjaftua të theksonte:
"Programi i vërtetë i qeverisjes sime, së bashku me Kishën mbarë, është të mos ec sipas ideve të mia, por të vihem në dëgjim të fjalës e të vullnetit të Zotit, ta lë vetveten të udhëhiqem nga Ai, në mënyrë që të jetë ai vetë që e udhëheq Kishën, në këtë orë të historisë sonë".
Në vend që të shpaloste programin, Papa komentoi dy simbole, të cilat përfaqësojnë, liturgjikisht, pranimin e ministerit të Pasardhësit të Shën Pjetrit: i pari është Palio, shenjë shumë e lashtë, figurë e zgjedhës së Krishtit, të cilën Ipeshkvi i Romës e merr mbi vete. Leshi me të cilin është endur Palio simbolizon delen e humbur, të sëmurë a të ligur, që bariu e kërkon në shkretëtirë, e vë mbi supe dhe e çon tek gurrat e jetës. Të gjithë ne – vërejti Papa - jemi dele të humbura - duke shpjeguar kështu, simbolin e dytë: “Njerëzimi është delja e humbur që, në shkretëtirë, nuk e gjen më rrugën. Biri i Zotit nuk mund ta lejojë këtë: Ai nuk mund ta braktisë njerëzimin në një gjendje të tillë të mjerë; hidhet në këmbë, largohet nga lumnia e qiellit për të gjetur delen e humbur e për ta ndjekur pas, deri në kryq. Mbart mbi shpatulla humanitetin tonë, na mbart ne vetë. Ai është Bariu i mirë, që flijon jetën për delet e veta”.







All the contents on this site are copyrighted ©.