2011-04-18 17:25:00

Tripoli akuzon NATO-n se po ndihmon Al Kaedën


(18.04.2011 RV)Regjimi i Muhamar Gedafit në Libi denoncoi sot sërish se pas revoltës në vend qëndron organizata terroriste Al Kaeda. Nga njëra anë, regjimi akuzon NATO-n se po u lë dorë të lirë integralistëve, ndërsa, nga ana tjetër, mohon se po kryen krime kundër popullit libian.
Ndërkaq, në Misratë vazhdojnë bombardimet. Sipas kryengritësve, gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 17 vetë e mëse njëqind të tjerë janë plagosur. Që nga fillimi i rrethimit, viktimat kanë arritur njëmijëshin, ndërsa të plagosurit trimijëshin. Shumica e tyre janë civilë, denoncojnë sërish rebelët.
Sulmohet edhe Axhedabia në Cirenajkë. Sot paradite u bombardua periferia perëndimore e qytetit, duke i detyruar kryengritësit dhe popullsinë të largohen nga zona.







All the contents on this site are copyrighted ©.