2011-04-15 17:43:17

Takimi i të rinjve kosovar me ipeshkvin e vendit imzot Dodë Gjergji.


Nga zyra e ipeshkvit të Kosovës, njoftojnë për takimin e të rinjve në Prishtinë pranë Kishës Katedrale të së Lumes “Nënë Terezë” nesër e shtunë 16 prill në ora 10 me një program me pika të ndryshme siç mund të lexoni në lajmërim.

FTESE E LAJMERIM
I/e nderuar,

Ju njoftojmë se, te shtunën me 16 prill 2011, ne 10:00 ne Katedralen "Nena Terezë" ne Prishtine, do te mbahet Takimi i te Rinjve nga mbare Ipeshkvia e Kosovës. Ftojmë mediat te jene te pranishme ne këtë Takim te te Rinjve me Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.
Programi:
1. në ora 09:30 arritja e të rinjve në Katedralen Nena Terezë ne Prishtine;
2. në ora 10:00 fillon takimi mbi temën qe do të mbahet në Madrid (Takimi Botëror i te Rinjve me Papa Benediktin). Të rrënjosur e të bazuar në Krishtin, të qëndrueshëm ne fe (Kolosianëve 2, 7)
3. në ora 10:30 përgatitja për meshë, leximet, lutjet e prova për këndim;
4. ne ora 11:00 Mesha e Shenjtë (e kremtuar nga Imzot Dode Gjergji);

5. në ora 12:00 Dreka e përbashkët;

6. në ora 13:30 festë më përgatitje nga famullitë.


Ju mirëpresim dhe njëkohësisht Ju falënderojmë për bashkëpunimin!
Don Albert Jakaj
Zyra e Ipeshkvit
P.S. për informim më të hollësishëm në nr. tel cell.: 044/610-933







All the contents on this site are copyrighted ©.