2011-04-15 15:03:15

Seanca plenare e Komisionit Biblik Papnor në maj do të trajtojë frymëzimin dhe të vërtetën në Bibël.


Komisioni Biblik Papnor do të mbajë Seancën plenare të përvitshme nga 2 deri më 6 maj 2011 pranë Shtëpisë së Shën Martës në Vatikan, nën udhëheqjen e hirësisë së tij kardinalit William Levada, e më koordinimin e punimeve nga atë Klemens Stocj, jezuit, Sekretar i përgjithshëm.
Gjatë mbledhjes Anëtarët do të vijojnë reflektimin e tyre mbi temën Frymëzimi dhe e vërteta e Biblës. Në fazën e parë të studimit, Komisioni ka vendosur të shqyrtojë se në çfarë mënyre frymëzimi dhe e vërteta shfaqen në tekste të ndryshme të Shkrimeve të Shenjta Biblike. Duke u nisura nga kompetencat e çdo Anëtari, do të paraqiten ligjëratat individuale të cilat pastaj do të diskutohen në mënyrë kolegjiale në Asamble.







All the contents on this site are copyrighted ©.