Më 15 prill kalendari Kishtar përkujton shën Anastasinë, martire.
Duke shfletuar kalendarin, sot më 15 prill Kisha përkujton Shën Anastasinë, martire
e shekullit të parë. Së bashku me Vasilikën apo Basilisën bëhet nxënëse e apostujve
Pjetër e Pal. Me to është edhe matrona romake, Luçina.
Të tria patën rol të
njëjtë me “gratë e përshpirtshme” që ndoqën Jezusin në Udhën e dhimbshme të Kryqit,
deri mbi Klavar, për ta varrosur pastaj korpin e Shëlbuesit. Anastasia, Valisilika
e Luçina i qëndruan pranë deri në frymën e fundit princin e Apostujve, shën Pjetrit
si dhe apostullit të popujve, shën Palit, duke i varrosur edhe trupat e tyre të martirizuar
për shkak të fesë në Krishtin.
Shën Anastasia, së bashku me dy shoqet e veta,
e varrosi trupin e shën Pjetrit Apostull jo larg cirkut të Neronit në Romë, tek këmbët
e kodrës romake Giangikolo, ku sot lartohet bazilika që mban emrin e Tij. Ndërsa shën
Pali u varros në një nga pronat e Luçinës, buzë Tiberit, gjatë rrugës romake, Ostiense.