2011-04-14 17:47:52

Në dioqezën e Shangait fillon çështja e lumturimit të Atë Mateo Riçit, misionar jezuit që ungjillëzoi Kinën


Benedikti XVI ka autorizuar dioqezën e Shangait të fillon procesin për lumturimin e Atë Mateo Riccit (Riçi), misionarit jezuit që ungjillëzoi Kinën. Kështu u bë e ditur gjatë punimeve të Komisionit të themeluar më 2007 nga Papa për të studiuar çështjet me rëndësi të madhe që kanë të bëjnë me jetën e Kishës në Kinë. Një autorizim i ngjashëm qe bërë nga Papa Racinger edhe dioqezës italiane të Maçeratës, e cila muajve të kaluar ka promovuar një sërë nismash për kremtimin e katërqind vjetorit të vdekjes së misionarit të madh të rajonin italian të Markeve. Gjithnjë dioqeza e Shangait ka filluar çështjen e kanonizimit edhe për Pal Xu Guangqi.







All the contents on this site are copyrighted ©.