2011-04-13 16:42:52

Në Pakistan avionë amerikanë pa pilot vrasin 6 militantë islamikë


Avionë amerikanë dronë, pa pilot, kanë vrarë 6 militantë islamikë pakistanezë, gjatë sulmeve kundër disa automjete të dyshimta, në afërsi të qytetit Angoor Adda, gjashtë km larg kufirit me Afganistanin. Sulmet e aviacionit pa pilot, janë ndërmarrë të nesërmen pas takimit që u mbajt në Uashington ndërmjet kreut të Cia-s e përgjegjësit të shërbimeve sekrete të Pakistanit, në të cilin u diskutuan marrëdhëniet ndërmjet dy agjencive. Sulmi i fundit në Pakistan është ai i 17 marsit të kaluar, në të cilin mbetën të vrarë 39 persona, mes tyre edhe disa civilë.







All the contents on this site are copyrighted ©.