2011-04-13 16:35:08

Në një atentat kamikazë në Afganistan vdesin 10 persona


Akoma dhunë në Afganistan. Së paku 10 persona janë vrarë nga një sulm kamikazë në një takim të pleqësisë së rrethin Asmar, në provincën afgane të Kunarit. Shtatë të tjerë janë plagosur. Kështu njofton agjencia e shtypit “Xinhua”, e cila citon kreun e policisë provinciale. Atentati ndodhi gjatë një asambleje fisnore. Ndër viktimat janë edhe disa ushtarë të kontingjentit të huaj, të forcave të sigurisë Isaf. Kunari është një rajon në afërsi të kufirit afgano-pakistanez dhe njihet si një nga bazat e Al Kaidës dhe talibanëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.