2011-04-13 16:11:49

Në Egjipt, Mubarak në gjendje shëndetësore të paqëndrueshme


(13.04.2011 RV)Hapen dyert e burgut për ish-presidentin egjiptian, Hosni Mubarak dhe për dy bijtë e tij, me akuzën se kanë dhënë urdhër të ushtrohet dhunë mbi protestuesit, që e detyruan të jepte dorëheqjen. Vetë Mubarak ka pësuar dy herë infarkt brenda 24 orësh, së pari duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit të Sinait jugor dhe së dyti, në Kajro, kur mori vesh për arrestimin e të bijve. Ish-presidenti egjiptian, 82-vjeçar ndodhet aktualisht në spital, në Sharm el Sheik, ku popullsia ka dalë në shesh për të kërkuar largimin e tij







All the contents on this site are copyrighted ©.