2011-04-12 17:14:43

Shqipëri: Këshilli i Evropës kërkon zgjedhje me standarde më 8 maj


Përfaqësuesit e delegacionit parazgjedhor të Kongresit të Autoriteteve Lokale e Rajonale nga Këshillit i Evropës kërkuan nga Shqipëria zgjedhje me standarde më 8 maj, duke garantuar gjithë mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme për KQZ në. Deklarata është bërë sot në Tiranë gjatë takimit që delegacioni i përbërë nga Michel Guegan, Mamuka Abuladze nga Gjeorgjia dhe kryesuar nga kryetarja Hana Richtermocova, e cila vjen nga Republika Çeke, zhvilluan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ata u takuan sot me përfaqësues të Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve më të cilët diskutuan situatën në prag të zgjedhjeve vendore dhe punën e këtij institucioni. Richtermocova bëri të ditur për mediat se delegacioni në këtë takim ofroi ndihmën e tij për Shqipërinë me qëllim realizimin e një procesi zgjedhor me standardet e kërkuara. Kreu i delegacionit së fundit nënvizoi faktin se KE është duke e ndjekur me shume vëmendje situatën zgjedhore në Shqipëri.







All the contents on this site are copyrighted ©.