2011-04-12 17:19:32

Në Gjermani proces gjyqësor kundër 8 terroristëve islamistë


Në gjykatën e lartë të landit në Mynih të Gjermanisë filloi procesi kundër tetë personave të akuzuar si islamistë. Shtatë burrat dhe një grua akuzohen si anëtarë të "Frontit mediatik global islamist" e për përhapjen përmes internetit të materialeve propaganduese të organizatave terroriste Al Kaida dhe Ansara el Islam. Ato përmbajnë pjesë filmash nga sulmet kamikaze dhe ekzekutimet e pengjeve. Prandaj, edhe akuzohen për mbështetje të grupeve terroriste islamiste jashtë vendit si dhe për anëtarësim në një grup kriminal.







All the contents on this site are copyrighted ©.