2011-04-12 15:51:00

Këshilli i veçantë i Sinodit mbi Lindjen e Mesme: të krishterët të detyruar të ikin për shkak të mungesës së lirisë fetare.


“Një program sinodal që është arritur brenda vet Asamblesë, i cili pret të zbatohen në Kishat e pranishme në Lindje të Mesme”. Kështu Sekretari i Përgjithshëm i Sinodit të Ipeshvijve, imzot Nikola Eteroviç, e quajti ndërhyrjen e Papës Benediktit XVI gjatë takimit të fundit sinodal mbajtur në tetorin e kaluar. Në hapjen e punimeve të mbledhjes së tretë të Këshillit të veçantë – mbajtur me 30 e 31 marsin e kaluar – imzot Eteroviç iu kthye edhe një herë pikave themelore e pohimeve të Papës gjatë Sinodit, duke kujtuar temën e këtij takimi të nivelit të lartë: “Kisha Katolike në Lindjen e Mesme: Bashkim e dëshmi. ‘Turma e atyre që qenë bërë besimtarë jetonin në përkim të plotë, ndër ta gjithçka ishte e përbashkët, ishin një zemër e një shpirt i vetëm’ (Vp 4,32).
Sekretari i përgjithshëm i Sinodit, informon një deklaratë,” foli edhe mbi situatën aktuale në Lindje të Mesme, dhe për obligimet që kanë të krishterët për të imituar e ndjekur bashkësinë e parë të Kishës, në të cilën të gjithë dëshmonin bashkimin e përkimin vëllazëror, megjithëse jetonin në vështirësi që solli risia e jetës që kishin përqafuar, atë të udhës së Jezusit, për çka hasnin në kundërshtim e armiqësi të shumta”.
Një përshëndetje të veçantë imzot Eteroviçi ia drejtoi patrikut të ri të Antiokisë së Maronitëve, Lumturisë së Tij Békara Boutros Razhë. Mbledhja e Këshillit të veçantë pastaj u nda në dy grupe pune për studimin e dokumenteve të punës, ku paraqitet përmbajtja organike e Propozimeve që janë paraqitur në Sinodin e ipeshkvijve mbi Lindjen e Mesme. Nga këto grupe do të përpilohet dokumenti përfundimtar pas Sinodal.







All the contents on this site are copyrighted ©.