Kisha e mediat e reja: më 2 maj në Vatikan do të mbahet takimi kushtuar Blogers.
Më 2 majin e ardhshëm, në Vatikan do të mbahet një takim jo i zakonshëm, ai i blogers.
Quhen kështu njerëz ose ente, që botojnë periodikisht në internet, një farë ditari
on line, opinione ose mendime, me tema nga më të ndryshmet. Është fjala për një takim,
organizuar nga Këshilli Papnor i Kulturës dhe Këshilli Papnor i Komunikimeve Shoqërore,
në program për majin e ardhshëm. Pas kryetarit të Këshillit organizator të Kulturës,
kardinalit Ravazi, intervistuam doktor Richard Rouse, përgjegjës i departamentit
“Komunikim e gjuhë”, të dikasterit të Kulturës, që dha idenë për këtë takim:
Përgjigje:
- Deshëm të identifikojmë një kategori të kulturës bashkëkohore, që meriton
vëmendje të posaçme. Në se mendojmë për të kaluarën, Baritoria e Kulturës ndoshta
kishte në qendër të vëmendjes artistët, pra një mbledhje të artistëve ose të shkrimtarëve.
Sot blogers janë kategori e rëndësishme e ne bëjmë një takim të blogers, katolikë
e jo katolikë, për të nisur dialogun, që shkon në të dy drejtimet. Qëllimi i parë
është t’ia dalim mbanësh për të folur me të njëjtën gjuhë. Ne kemi gjuhën tonë, ata,
të vetën. Gjuhë e veçantë, kjo. Siç kujtoi kardinali Ravazi, çdo gjuhë e shndërron
njeriun, që e përdor. Prej këndej, përdorimi nga ana blogerve e një gjuhe të thurur
me fraza të shkurtëra, të shpejta, shumë agresive, të sakta, për të mbajtur gjallë
interesin e publikut, ndoshta mund ta shndërrojë edhe vetë karakterin e njeriut. Prandaj
mund të themi se ky është një çast i rëndësishëm për ungjillëzimin.
Pyetje:
- Ju sapo thatë se iniciativa nuk lidhet vetëm me blogers katolikë…
Përgjigje:
- Jo, nuk ka të bëjë vetëm me katolikët, por me të gjithë. E kjo, sepse
vërejmë që në blogosferë ka një fushë, një terren, për dialog. Çdo i krishterë është
i thirrur të punojë edhe në këtë fushë e ta jetojë thirrjen e tij për të dialoguar
me të tjerët, për të propozuar fenë e vet. Por këtu nuk është fjala vetëm për propozimin
e fesë përmes blogëve, por edhe për t’i hapur udhën dialogut me të tjerët, për të
lidhur miqësi, për t’u njohur, duke folur me atë gjuhë, që e flasin shumica e njerëzve
të kohës sonë. Duam edhe që katolikët, që shkruajnë në bloget tyre, të mos u drejtohen
vetëm katolikëve. Nuk duam të krijojmë geto. Për të hyrë në indin e blogers, duhet
të mësojmë të flasim në gjuhën e tyre, duhet të hyjmë në botën, në indin e blogosferës,
pa krijuar blogosferë katolike, por duke marrë pjesë aktive në diskutimet publike
të rrjetit, në bisedimet, që krijojnë kulturë universale. Jemi të pranishëm në bloget
e vogla, nga ana tjetër e botës, ku flitet për të ndërtuar një qytet, me vlerat tona
katolike, me vëmendjen tonë për të mirën e përbashkët.
Pyetje: -
Takimi do të ketë edhe një seksion kushtuar paraqitjes së nismave të Kishës në fushën
e mediave të reja. Për çfarë është fjala?
Përgjigje: - Është
e rëndësishme të ketë një çast, në të cilin ne u paraqesim bashkëbiseduesve mënyrat
tona të reja të komunikimit e të kërkojmë edhe komentet e tyre. Do të jetë pjesa e
seancës e koordinuar nga Këshilli Papnor i Komunikimeve Shoqërore që, së bashku me
Radio Vatikanin, ka bërë punë të madhe në këtë sektor. Do të jetë një ipeshkëv bloger,
një rregulltare specialiste e internetit, përfaqësues të konferencave ipeshkvnore,
që mund të na tregojnë sesi katolikët mund të komunikojnë në blog. Jemi gati të mirëpresim
edhe kritika, të kuptojmë si mund të përmirësohemi. Është edhe ky qëllimi i takimit,
që nuk dëshiron të imponojë vizionin kishtar mbi çështjen “si duhet të jetë blogu”.
Pyetje: - Si po i seleksiononi 150 pjesëmarrësit dhe 5 blogers
që do të jenë të pranishëm në pjesën e parë të takimit? Përgjigje: -
Mbi të gjitha, presim që të jenë blogers-t ata, që do të vetëkandidohen për të marrë
pjesë. Në më pak se 24 orë nga njoftimi, kemi marrë më se 300 kërkesa. Duke vlerësuar
kërkesat, do të seleksionojmë referuesit dhe publikun, që do t’i ndjekë në sallë.
Nuk i kemi identifikuar akoma e presim vetëkandidime të tjera. Për fat të keq, nuk
mund të pranojmë më shumë se 150, por do të ketë edhe takime të tjera. Ky është vetëm
hapi i parë i kësaj udhe. Prandaj i ftojmë të gjithë blogers-t e interesuar të na
shkruajnë në adresën dhe të na dërgojnë link-ët në blogët e tyre.