2011-04-12 14:46:43

Kisha dioqezane e Shkodrës ecën drejt Pashkëve të Ngjalljes së Krishtit


Kisha dioqezane e Shkodër vijon përgatitjen shpirtërore për kremtimin e Pashkëve. Gjatë kohës liturgjike të krezhmëve, besimtarët e krishterë përgatitën shpirtërisht për kremtimin e mundimeve, vdekjes e Ngjalljes së Jezu Krishtit. Në këtë kohë liturgjike e shpirtërore Kisha na propozon përmes Udhës Kryqe përkujtimin e kremtimin e mundimeve të Jezu Krishtit dhe na fton të përshpejtojmë përgatitjen tonë shpirtërore për të kremtuar denjësisht ngjalljen e Krishtit Zot e Shpëtimtar! Kreshmët janë kohë shpirtërore prej dyzet ditësh, që na mundëson ta ringjallim jetën tonë, ndërgjegjen tonë të brendshme krishtere. Në këtë kohë besimtarët e krishterë, ia kushtojnë vetën Krishtit dhe kështu mundohen të jenë gjithmonë në lidhje sa më intime me Jezusin e të t’i përmbahet shembullit dhe mësimeve të Tij hyjnore për të kryer vullnetin e Atit Qiellor e për të qenë dëshmi e gjallë dhe bindëse e dashurisë së Zotit për çdo njeri. Ndër kremtimet e veprimtaritë e këtyre ditëve që u shënuan në Kishën e Shkodrës kujtojmë Udhën e Kryqit dhe takimin e të rinjve. Po më tepër nga Shkodra na njofton Jolanda Baba....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.