2011-04-12 14:09:05

Gjon Pali II: Letrat Apostolike


Në qendër të vëmendjes, në Letrat Apostolike të Gjon Palit II, janë shenjtorët më të njohur e më të nderuar të Kishës Katolike: nga Shën Bazili, tek Shën Agostini, Shën Katerina e Sienës, Shën Françesku i Asizit… Prej të 45 Letrave Apostolike, zëri i Gjon Palit II na fton të ecim në rrugën e shenjtorëve, duke adhuruar Eukaristinë, duke u lutur e duke shenjtëruar të dielën.
1. Patres Ecclesiæ, me rastin e 1600 vjetorit të vdekjes së Shën Basilit (2 janar 1980).
2. Amantissima Providentia, më rastin e 600 vjetorit të vdjekjes së Shën Katarinës së Sienës (29 prill 1980).
3. Sanctorum Altrix, më rastin e 1500 vjetorit të lindjes së Shën Benediktit (11 korrik 1980).
4. Appropinquat iam synodus, mbi nevojën e lutjes për Sinodin VI Ipeshkvnor (15 gusht 1980).
5. Egregiæ virtutis, mbi shpalljen e Shenjtorëve Çirili e Metodi, së bashku me Shën Bendektin, Pajtorë të Evropës (31 dhjetor 1980).
6. Tredicim anni, Statutet e Komisionit Teologjik Ndërkombëtar (6 gusht 1982).
7. Radiabat velut stella, mbi 700 vjetorin e lindjes së Shën Françeskut të Asizit (15 gusht 1982).
8. Aperite portas Redemptori, mbi shpalljen e Vitit jubilar të Shëlbimit (6 janar 1983).
9. Salvifici doloris, mbi kuptimin e vuajtjes njerëzore sipas fesë së krishterë (11 janar 1984).
10. Redemptionis anno, kushtuar Jeruzalemit, trashëgimi e shenjtë për të gjithë besimtarët, udhëkryq i paqes së dëshiruar për popujt e Lindjes së Mesme (20 prill 1984).
11. Dolentium hominum, baritoria për punonjësit e shëndetësisë (11 shkurt 1985).
12. Dilecti amici (Parati semper), të rinjve të botës me rastin e Vitit ndërkombëtar të të rinjve (31 mars 1985).
13. Ecce nunc nos, Shën Gjon M. Vianney - model për të gjithë meshtarët (16 mars 1986).
14. Augustinum Hipponsensem, me rastin e 1600 vjetorit të kthimit të Shën Augustinit, ipeshkëv i Iponës (28 gusht 1986).
15. Ominum ecclesiarum matri, me rastin e 1600 vjetorit të vdekjes së shën Çirilit të Jeruzalemit (7 mars 1987).
16. Sescentesima anniversaria, me rastin e 600 vjetorit të pagëzimit të Lituanisë (5 qershor 1987).
17. Spiritus Domini, me rastin e 200 vjetorit të vdekjes së Shën Alfons Maria de Liguorit (1 gusht 1987).
18. Quo civim iura, mbi të drejtën kanonike për mbrojtjen e nënshtetasve të Qytet-Shtetit të Vatikanit (21 nëntor 1987).
19. Duodecimum saeculum, me rastin e 1200 vjetorit të Koncilit të II-të në Nikesë (4 dhjetor 1987).
20. Euntes in mundum, me rastin e 1000 vjetorit të pagëzimit të rusëve në Kiev (25 janar 1988).
21. Litteræ encyclicæ, drejtuar rregulltarëve me rastin e Vitit kushtuar Zojës së Bekuar (22 maj 1988).
22. Mulieris dignitatem, mbi dinjitetin dhe thirrjen e gruas me rastin e Viti marian (15 gusht 1988).
23. Vicesimus quintus annus, mbi 25 vjetorin e shpalljes së Kushtetutës konciliare Sacrosantum Concilium, mbi liturgjinë kishtare (4 dhjetor 1988).
24. Tu m`as mis au tréfonds, me rastin e 50 vjetorit të fillimit të Luftës II Botërore (27 gusht 1989).
25. Une nouvelle fois, mbi situatën në Liban (7 shtator 1989).
26. Olurimum significans, me rastin e 1400 vjetorit të zgjedhjes së Gregorit të Madh ipeshkëv i Romës (29 qershor 1990).
27. Los caminos del evangelio, pesë shekuj ungjillëzimi në Botën e re (29 qershor 1990).
28. Maestro en la fe, me rastin e 400 vjetorit të vdekjes së Shën Gjonit të Kryqit (14 dhjetor 1990).
29. Ordinatio sacerdotalis, mbi shugurimin meshtarak (22 maj 1994).
30. Tertio Millennio Adveniente, mbi përgatitjet për Jubileun e Vitit 2000 (10 nëntor 1994).
31. Orientale lumen, me rastin e 100 vjetorit të Orientalium Dignitas të Papës Leoni XIII (2 maj 1995).
32. Nasampered diakuiu, me rastin e 350 vjetorit bashkimit të Uzhorodit (18 prill 1996).
33. Operosam diem, në 1600 vjetorin e vdekjes së Shën Ambrozit (1 dhjetor 1996).
34. Laetamur magnopere, miratimi i botimit latinisht të Katekizmit të Kishës Katolike (Editio Typica) (15 gusht 1997).
35. Divini amoris scientia, kushtuar Shën Terezës së Krishtit Fëmijë, shpallur Dijetare e Kishës (19 nëntor 1997).
36. Dies Domini, mbi shenjtërimin e së dielës, Ditë e Zotit (31 maj 1998). Në përkthimin shqip: “Dita e Zotit”, Letër e Atit të Shenjtë Gjon Palit II drejtuar ipeshkvijve, klerit dhe besimtarëve mbi shenjtërimin e së dieles.
37. Spes ædificiandi, kushtuar shpalljes së Shën Brigjidës së Suedisë, Shën Katarinës së Sienës dhe shën Terezë Benediktës së Kryqit, bashkëpajtore të Evropës (1 tetor 1999).
38. E sancti Thomae Mori, shpallja e Shën Tomas Morit, Pajtor i pushtetarëve dhe i politikanëve (31 tetor 2000).
39. Novo millennio ineunte, në përfundim të Jubileut të madh të vitit 2000 (6 janar 2001).
40. Dio meraviglioso, me rastin e 1700 vjetorit të pagëzimit të Armenëve (17 shkurt 2001).
41. Lettera apostolica diretta al popolo cattolico di Ungheria a compimento del “Millennio Ungariaco”, me rastin e mbylljes së kremtimeve për “Mijëvjetorin e ungjillëzimit të Hungarisë” (25 korrik 2001).
42. Miseriocordia Dei, mbi kremtimin e sakramentit të pajtimit (2 maj 2002).
43. Rosarium Virginis Mariæ, mbi Rruzaren Shenjte (16 tetor 2002).
44. Spiritus et Sponsa, me rastin e 40 vjetorit të Kushtetutës mbi Liturgjinë kishtare “Sacrosanctum Concilium” (4 dhjetor 2003).
45. Mane nobiscum Domine, me rastin e Vitit eukaristik (7 tetor 2004).







All the contents on this site are copyrighted ©.