2011-04-12 16:34:57

Emigrantët dhe Bashkimi Evropian, një ditë pas debatit me Italinë


(12.04.2011 RV)Italia e Tunizia merren vesh për të ndalur nisjet e emigrantëve nga vendi afrikan, një ditë pas debatit të ashpër ndërmjet Romës e Brukselit, i cili vuri në dukje mungesën e solidaritetit nga disa shtete evropiane, aq sa Ministri i i Brendshëm italian, Roberto Maroni deklaroi se Italia mund të dalë nga Bashkimi Evropian. Një telefonatë ndërmjet kryeministrit italian Berluskoni dhe kreut të Komisionit Evropian, Barroso uli gjakrat dhe siguroi mbështetjen evropiane për Italinë, e cila po përballon, e vetme, fluksin e emigrantëve që nisen për në Evropë nga Afrika e Veriut e ndalen në ishullin e Lampeduzës. Qeveria e Romës ka vendosur të kthejë mbrapsht të gjithë ata, që largohen nga vendi i tyre për arsye ekonomike e të pranojë emigrantët, që mund të kërkojnë strehim politik ose humanitar, për shkak të kushteve, nga të cilat ikin.







All the contents on this site are copyrighted ©.