2011-04-11 17:58:47

Zhvillohet në Vatikan mbledhja e Komisionit të themeluar nga Papa për çështjet e Kishës në Kinë


Nga dita e sotme e deri më 13 prill, në Vatikan, mbahet takimi i Komisionit që Benediktit XVI ka themeluar më 2007 për të studiuar çështjet e rëndësishme, lidhur me jetën e Kishës katolike në Kinë. Plenarja analizon situatën baritore të dioqezave kishtare në Kinë, me një vëmendje të veçantë ndaj sfidave që Kisha has gjatë mishërimit të Ungjillit në kushtet aktuale shoqërore e ato kulturore. Në Komision bëjnë pjesë eprorët e Dikastereve të Kuries Romake, që janë kompetent në këtë fushë, e disa përfaqësues të Episkopatit kinezë dhe të kongregatave rregulltare. Takimi i parë plenar i zhvilluar nga 10 deri më 12 mars 2008, pati si temë, Letrën që Ati i Shenjtë Benedikti XVI i drejtoi katolikëve kinezë më 27 maj 2007. Në dy mbledhjen e mëvonshme mbajtur më 30 mars -1 prill 2009 dhe 22-24 mars 2010, janë shqyrtuar temat e formimit njerëzor, intelektual, shpirtëror e baritor për seminaristët e personat e shuguruar, si dhe atë të formimit të përhershëm të meshtarëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.