2011-04-11 15:31:46

Tërmet tjetër në Japoni: 7,1 ballë, shoqëruar me alarm tsunami


(11.04.2011 RV)Një tërmet tjetër i fortë, prej 7,1 ballësh të shkallës Rihter, goditi sot bregun verilindor të Japonisë, një muaj pas atij prej 9 ballësh, shoqëruar me tsunami, i cili shkaktoi 27 mijë viktima.
Epiqendra e lëkundjeve të sotme ndodhet gjithnjë në prefekturën e Fukushimës, 81 km larg centralit bërthamor, ku shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike në tri reaktorët e parë. Edhe kësaj radhe u dha alarm për tsunami, por më pas u tërhoq. Lidhja elektrike u ndreq shpejt, duke mundësuar injektimin e ujit ftohës për reaktorët. Qeveria vendosi ta zgjerojë zonën rreth Fukushimës, nga e cila do të largohet popullsia.








All the contents on this site are copyrighted ©.