2011-04-11 18:25:54

Kulti liturgjik në nderim të të lumit Gjon Pali II do të kremtohet më datën 22 tetor të çdo viti.


Data në të cilën do të kremtohet çdo vit përkujtimi liturgjik i të lumit të ri Gjon Pali II do të jetë 22 tetorit, përvjetori i fillimit të papnisë së tij. Kështu ka vendosur Kongregata e Selisë së Shenjtë për Kultin Hyjnor e Disiplinën e Sakramenteve, me dekretin që është botuar në gazetën l’Osservatore Romano të datës 11-12 prill 2011. Kremtimi i të lumit të ri i përket dioqezës së Romës dhe dioqezave të Polonisë: nuk është lejuar akoma “kulti universal”, i cili qe kërkuar nga Vikariati i Romës në fillim të procesit të beatifikimit. Dioqezat e vendeve tjera të botës mund të kërkojnë lejen për Kishat vendore dioqezave nga Kongregata e lartpërmendur për përkujtimin liturgjik të të lumit të ri Gjon Pali II, si dhe për kushtimin e një Kishe, për çka duhet leja e veçantë nga Vatikani.







All the contents on this site are copyrighted ©.